Shko tek informacioni i produktit
1 e 2

Reckitt - Strepsils Strawberry 24 Tabs

Reckitt - Strepsils Strawberry 24 Tabs

Çmimi Lek 549.00
Çmimi Çmimi me ulje Lek 549.00
-Liquid error (snippets/price line 122): divided by 0% Vjen
Taksa e përfshirë. Transporti i llogaritur në arkë.

SKU:

Strepsils Strawberry janë tableta (pastila) në formë karameleje që shkrihen në gojë. Strepsils përdoret për të trajtuar infeksionet bakteriale në gojë dhe fyt. Lehtëson dhimbjen e fytit dhe e bën gëlltitjen më të lehtë tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit.

Strepsils Strawberry janë karamele me shije luleshtrydheje që përmbajnë: alkool 2,4-diklorobenzilik, amilmetakrezol. Karamelet përmbajnë dy përbërës antiseptikë të lehtë që vrasin bakteret në fyt dhe gojë tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit. Thithja e karameles lejon që përbërësit aktivë të veprojnë në zonën e shqetësimit dhe gjithashtu ndihmon në lubrifikimin dhe qetësimin e zonës së dhimbshme. Lehtëson dhimbjen dhe shqetësimin e infeksioneve të gojës dhe fytit.

Udhëzime për përdorim

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

Thithni ngadalë një pastilë në gojë çdo 2-3 orë.

Të rriturit, fëmijët (mbi 6 vjeç) – një tabletë e cila tretet ngadalë në gojë çdo 2-3 orë, deri në maksimum 12 tableta në 24 orë.

Paralajmërim

Informacione të tjera

Mbajeni larg nga fëmijët.

Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në karton. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.

Ruajeni në temperaturë nën 25°C.

Shikoni detajet e plota