Profarma - Paracetamol 500mg
Profarma - Paracetamol 500mg
SKU:
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
Paracetamoli përdoret si antipiretik (ul temperaturën në gjendje etheje) dhe analgjezik në dhimbje me intensitet të ulët ose të moderuar, me lokalizime të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje pas traumës dhe pas operacionit). Mos merrni Paracetamol nëse keni:
-mbindjeshmëri ndaj paracetamolit,
-dëmtim i rëndë i funksionit të mëlçisë dhe veshkave,
-lëndime të kokës dhe trurit,
-tension i lartë intrakranial,
-çrregullime të frymëmarrjes,
-deficiencë gjenetike e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji: Paracetamoli përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur këshillohet nga mjeku juaj.
Duhet të dini se paracetamoli kalon në qumështin e gjirit, prandaj marrja e tij gjatë ushëtimit me gji bëhet vetëm kur është e nevojshme, në dozën më të vogël të mundshme dhe për kohën më të shkurtër të mundshme.
Ky është një ilaç pa recetë, kështu që mund të merret pa rekomandimin e mjekut.
Para përdorimit të këtij ilaçi, lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e paketës, pasi ai përmban informacione më të detajuara.
Për çdo paqartësi, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Share
