Montavit
Dermodrin Ointment
Dermodrin Ointment
Dermodrin është një pomadë e cila përdoret për trajtimin e kruajtjes, dhimbjes lokale dhe reaksioneve të mbindjeshmërisë së lëkurës në rastet e: alergjisë, pickimit nga insektet, ekzemave, skuqjes nga hithra, plagëve të shkaktuara nga të kruarit dhe ashpërsisë së lëkurës, djegie të vogla, djegie nga dielli, alergji ndaj rrezeve të diellit.
Përshkrimi i produktit
Dermodrin përmban difenhidraminë që është një agjent antihistaminik dhe antialergjik. Kjo pomadë është një pomadë efektive kundër kruajtjes dhe qetëson dhimbjet lokale në rastet e alergjive dhe sëmundjeve të lëkurës. Dermodrin ka efekt freskues dhe përdoret vetëm për përdorim të jashtëm. Efekti veprues vihet re menjëherë pas aplikimit, dhe zgjat për 2 deri në 6 orë.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.
Nëse nuk përshkruhet nga mjeku, vendosni një sasi nga 1 deri në 3 g pomadë Dermodrin në zonën e prekur të lëkurës.
Të rriturit: rekomandohet ta përsërisin këtë proces 4 - 6 herë në ditë.
Fëmijët: rekomandohet 4 - 5 herë në ditë.
Në rast se nuk keni parë ndonjë përmirësim pas 2 javësh trajtimi konsultohuni me mjekun tuaj.
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj lëndës aktive, antihistaminikëve të tjerë ose ndonjë prej përbërësve të tjerë.
MOS e përdorni gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë.
MOS e përdorni gjatë ushqyerjes me gji.
MOS e përdorni në fëmijët e porsalindur dhe në fëmijët nën 2 vjeç.
MOS e përdorni në plagë të hapura ose membrana mukoze, në sipërfaqe të lëkurës të infektuara ose të dëmtuara në veçanti në pacientët me linë e dhenve, me fruth ose me flluska në lëkurë.
Nëse jeni alergjik ndaj kikirikëve ose sojës, MOS e përdorni këtë produkt.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj nëse:
Gjendja juaj nuk është përmirësuar ose simptomat tuaja janë përkeqësuar.
Zonat e trajtuara të lëkurës janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit për periudha të gjata kohore.